Produktet tona

kthehu mbrapa

 Salçiçe


Sallam karakteristik i yni. Piqet lehtë në zgarë, skuqet pak ose zihet lehtë. Sidoqoftë këshillohet të konsumohet i ngrohtë. Tepër i shijshëm me një panine, majonezë apo senape.
Përbën një pjatë të plotë shoqëruar me zarzavate apo pak djathë.

Përbërësit: Mish viçi dhe derri, kripë dhe erëza natyrale, antioksidues, stabilizues, konservues.
Pesha e produktit: 50 gr/cope
Tregtohet e hapur dhe e ambalazhuar në vakum.
Konfeksioni ka 6 cope. Pesha 300 gr
Ruhet në temp. 2 deri 5°C

Salçiçe speciale
Përbërësit: Pjesë të zgjedhura të mishit të kofshës, shpatullës, dhe pançetës së derrit, kripë dhe erëza natyrale antioksiduese, stabilizues, konservuese.
Pesha e produktit: 70 gr/copë
Tregtohet e hapur dhe e ambalazhur ne vakum.
Konfeksioni ka 7 copë.Pesha 450gr.
Rruhet në temp. 2 deri 5°C.

kthhu mbrapa

 Kremviçe

 


Një produkt karakteristik shqiptar. Këshillohet të piqet lehtë në zgarë, të skuqet pak apo të zihet lehtë.
Do të gjeni një shije delicate duke e shoqëruar me një panine, majonezë, ketchup apo senape.
Kompleton një vakt të lehtë e shoqëruar me një pjatë sallatë. Do ta gjeni edhe në formën Kremviçes Speciale. Kjo e fundit bëhet me mish tepër të zgjdhur të kofshës së derrit e të viçit dhe pançetës së derrit.

Përbërësit: Mish viçi dhe derri, kripë dhe erëza natyrale, proteina qumështi, stabilizues, antioksidues, konservues.
Pesha e produktit: 50 gr/copë
Tregtohet e hapur dhe e konfeksionuar në vakum
Një pako ka 8 copë dhe peshon 270 gr.
Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C.

Kremviçe speciale

Përbërësit: Mish viçi dhe derri, kripë dhe erëza natyrale, proteina qumështi, stabilizues, antioksidues, konservues.
Pesha e produktit: 60 gr/copë
Tregtohet e hapur dhe e konfeksionuar në vasketa nënë atmosferë të modifikuar.
Një pako ka 4 copë dhe peshon 250 gr.
Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C.

kthehu mbrapa

 Parizier


Një sallam tashmë tradicional shumë i preferuar për fëmijët, por po aq edhe për të rriturit. Një fetë Parizier i jep vlerë pjatës së antipastës. Akoma më e shijshme është e pjekur në zgarë apo në një sanduiç të ngrohtë.

Përbërësit: Mish viçi dhe derri, kripë dhe erëza natyrale, proteina qumështi, antioksidues, stabilizues, konservues.
Tregtohet në disa forma si:
Parizier diametër 97mm. Pesha e një cope 2.2kg.
Parizier diametër 60mm. Pesha e një cope 450 gram.
Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C.

Sallam Tirana
Është një sallam i ngjashëm me Parizierin, dallohet prej tij nga grirja e mishit dhe erëzat e përdorura.
Përbërësit: Mish viçi dhe derri, kripë dhe erëza natyrale, karakteristike për sallam Tirana, antioksidues, stabilizues, konservues.
Tregëtohet me copë diametric 60mm. Pesha 450gram.
Ruhet në temperaturën 2 deri 5°C

kthehu mbrapa

 Turist


Sallam i pjekur, i staxhionuar, pjesë e traditës më të mirë shqiptare. I afetuar me pak zarzavate, përbën një pjatë karakteristike antipaste të ftohtë. Akoma më i shijshëm, është i pjekur lehtë në zgarë.

Përbërësit: Pjesë të zgjedhura të mishit të derrit, kripë dhe erëza karakteristike, antioksidues, stabilizues, konservues.
Tregtohet:
1. I hapur
2. I ambalazhuar në atmosferë mbrojtëse.

Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C

kthehu mbrapa

 Llukanik


Sallam karakteristik i zonës së Korçës dhe i disa vendeve të Ballkanit. Erëzat natyrale si rigoni dhe hudhrat i japin shijen e tij karakteristike. Përdoret i ftohtë, i afetuar në antipasta por shijen e tij të vërtetë do ta gjeni kur ta piqni në zgarë.

Përbërësit: Mish derri i zgjedhur, kripë dhe erëza natyrale, antioksidues, stabilizues, konservues.
Tregtohet i hapur dhe në konfeksione në vakum. Pesha e një konfeksioni 450gr.
Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C

kthehu mbrapa

 Milano, Napoli, Sakson, Koh


Janë sallame të traditës italiane dhe gjermane të cilët staxhionohen pas pjekjes.
Mund të konsumohen të ftohtë në nje pjatë antipaste por shija e tyre delikate spikat më mirë kur
piqen lehtë në zgarë. Janë produkte shumë të çmuar për përgatitjen e picave.

Milano
Përbërësit: Mish derri i zgjedhur, kripë dhe aroma karakteristike të sallamit Milano,
antioksidues, konservues.

Napoli,Napoli Pikant
Përbërësit: Mish derri i zgjedhur, kripë dhe aromë karakteristike e sallamit Napoli,
antioksidues, konservues.
Tregtohet: I hapur dhe i konfeksionuar nën atmosferë mbrojtëse.

Sakson
Përbërësit: Mish derri i zgjedhur, kripë dhe aromë karakteristike e sallamit Saksonia, antioksidues, konservues.
Tregtohet: I hapur dhe i konfeksionuar në vakum.

Koh
Përbërësit: Mish derri i zgjedhur, kripë dhe aromë karakteristike e sallamit Koh, antioksidues, konservues.
Tregtohet: I hapur dhe i konfeksionuar në vakum
.

kthehu mbrapa

 Montana, Koh viçi, Salçiçe viçi, Frankfurter viçi


Sallame karakteristike të përgatitur vetëm me mish viçi. Montana, Salçiçe viçi dhe frankfurter viçi janë sallame të freskët. Të pjekur në zgare, të shoqëruara me majonezë, senape apo zarzavate përbëjnë
një pjatë me shije delikate. Koh viçi është një sallam i staxhionuar.
Përgatitet me pjesë të zgjedhura të mishit të viçit. Përdoret i afetuar në antipastat e ftohta,
por shija e tij e veçantë spikat akoma më mirë kur e pjekim lehtë në zgarë.

Montana

Përbërësit: Mish viçi, kripë dhe erëza natyrale, proteina qumështi, stabilizues, antioksidues, konservues. Tregëtohet e hapur dhe e konfeksionuar në vakum në konfeksione me copë.
Pesha e një konfeksioni 370 gr.
Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C.

Salçiçe viçi

Përbërësit: Mish viçi, kripë dhe erëza natyrale, proteina qumështi, stabilizues, antioksidues, konservues. Tregëtohet e hapur dhe e konfeksionuar në vakum në konfeksione 4 copë.
Pesha e një konfeksioni 240 gr.
Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C.

Frankfurter viçi

Përbërësit: Mish viçi, kripë dhe erëza natyrale, proteina qumështi, stabilizues, antioksidues, konservues. Tregëtohet i konfeksionuar nën atmosferë mbrojtëse.
Pesa e një konfeksioni 370 gr.
Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C.

Koh viçi

Përbërësit: Mish viçi, kripë dhe erëza natyrale, proteina qumështi, stabilizues, antioksidues, konservues. Tregëtohet i konfeksionuar nën atmosferë mbrojtëse.
Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C.

kthehu mbrapa

 Arrosto


Produkte të cilësisë së lartë. Bëhen me pjesën më të mirë të kofshës dhe fileton e derrit. Konsumohen të ftohtë, të afetuar. Janë produkte ideale për një pjatë të zgjedhur antipaste por përdoren akoma më dendur të afetuar, në sanduiçe.

Arrosto

Përbërësit: Pjesë e zgjedhur e kofshës së derrit, kripë dhe erëza natyrale, antioksidues, konservues.

Fileto e pjekur
Përbërësit: Fileto dhe nënfileto derri, kripë dhe erëza natyrale, antioksidues, konservues.
Tregtohet e konfeksionuar në vakum.

kthehu mbrapa

 Proshutë me mish pule,Kremviçe pule


Proshutë me mishe pule.Prodhohet vetëm me mishin e bardhë të gjoksit të pulës. Është një produkt me
shije tepër delikate,me pak kalori që konsumohet i afetuar. Përdoret dendur në sanduiçet, është shumë shpesh prezent në një pjatë antipaste të zgjedhur
Kremviçe (Würstel) pule. Kremviçe që prodhohen tërësisht me mish pule. Konsumohen të ngrohta,
të zjera, të pjekura në zgarë apo të skuqura lehtë. Kanë shije delikate të shoqëruara me majonezë,
ketchup apo senape.

Proshutë me fileto pule
Përbërësit: Mish i bardhë i gjoksit të pulës, kripë dhe erëza natyrale, stabilizues, konservues.
Tregtohet e hapur dhe e konfeksionuar në vasketa në atmosferë mbrojtëse.
Ruhet në temp. 2 deri 5° C

Kremviçe (Würstel) pule
Përbërësit: Mish pule, kripë dhe erëza, proteina qumështi, stabilizues, antioksidues, konservues.
Tregtohet në konfeksione më tre copë në vakum.
Pesha e një konfeksioni 250 gr.
Ruhet në temp. 2 deri 5°C
.

kthehu mbrapa

 Qofte zgare


Produkti më tipik shqiptar. Të pjekura në zgarë janë vërtet të shijshme. Duke i shoqëruar qoftet e zgarës
me një pjatë sallatë e një gotë birrë do të keni një drekë të lehtë të shijshme, të pregatitur në pak minuta.

Përbërësit: mish viçi dhe derri, kripë dhe erëza natyrale.
Konfeksionimi: Qoftet e zgarës tregtohen të freskëta e të ngrira. Konfeksionohen në pako me 10 copë nën atmosferë mbrojtëse.

Duhet të ruhen në kushte frigoriferike:
– për qoftet e freskëta 2 deri 5°C.
– për qoftet e ngrira në temperaturë ngrirje.

kthehu mbrapa

 Suxhuk


Një sallam karakteristik shqiptar. Duke e pjekur lehtë në zgarë apo duke e skuqur lehtë do të zbuloni
një produkt për të cilin të lëshon goja lëng. Me kafshimin e parë do të njihni shijen e tij delikate

Përbërësit: Mish derri, kripë dhe erëza karakteristike natyrale, antioksidues, konservuese.

Tregtimi: Do ta gjeni të hapur apo të ambalazhuar në vakum.
Çdo konfeksion ka 3 copë, pesha e një konfeksioni është 280 gr.

kthehu mbrapa

 Kotoleta


Kotoleta është një produkt me shije delikate, që pregatitet vetëm me mishin e bardhë të gjoksit të pulës,
i cili piqet paraprakisht. Për të përgatitur një drekë ë shpejtë mjafton të vendosni kotoletat e ngrira në
furrën e sobës të ngrohur paraprakisht në 200°C për pak minuta. Të mos ngrohen në mikrovalë sepse zbuten. Shoqëruar me pak sallatë do të keni një drekë të lehtë e të shijshme, të pregatitur vetëm në pak minuta.

Përbërësit:
Mish i bardhë i gjoksit të pulës, panaturë, kripë dhe erëza karakteristike, antioksidues, konservues.
Tregtimi: tregtohet e hapur dhe në vasketa nën atmosferë mbrojtëse.

kthehu mbrapa

 Proshutë e pjekur


Një produkt i zgjedhur Bëhet me pjesën më të mirë të kofshës së derrit. Konsumohet e ftohtë, e afetuar. Shoqëruar me një fetë bukë, apo me një sanduic, është e shijshme, e lehtë, e përshtatshme për t’u ngrënë cdo kohë. E afetuar hollë, realizon pjatën më të përkryer të antipastës.

Përbërësit: Mish derri i zgjedhur, kripë dhe erëza natyrale, antioksidues, stabilizues, konservues.
Tregtohet e tërë, ose e afetuar në vend apo e konfeksionuar në feta, në vasketa nënë atmosferë mbrojtëse.
Ruhet në temperaturë 2 deri 5°C.

Na shkruani

Nuk jemi online për momentin, por mund të na dërgoni e-mail dhe ne do ju përgjigjemi sa më shpejt. Faleminderit!

Start typing and press Enter to search