Historia jonë

Kompania EHW operon që nga viti 1992 në sektorin e përpunimit të mishit dhe prodhimeve te sallameve e proshutave. Gjatë këtyre viteve është afirmuar si prodhuesi më i madh dhe më i rëndësishëm në tregun shqiptar.

Në bazë të suksesit të EHW qëndron zgjedhja e mishit që përpunon, një pjesë e të cilit sigurohet nga fermerët vendas dhe pjesa tjetër nga firmat më të njohura të industrisë së mishit në Europë, nga vende si Italia, Gjermania apo Hungaria.

Ky mish bëhet pjesë e recetave të përgatitura me kujdes nga specialistë të njohur të prodhimit të sallameve dhe proshutave, duke përdorur përbërësit dhe erzat natyrale më cilësore nga tregu europian. Gama e produkteve përfshin sallamet dhe proshutat me mish derri, viçi apo pule.

Një tjetër element i rëndësishëm është përdorimi i teknologjive të avancuara, të cilat janë pjesë e EHW që na fillimi i prodhimit, e janë rinovuar me kalimin e kohës deri në ditët e sotme.

Për të siguruar që produkti përfundimtar plotëson të gjithë elementët e sigurisë sipas standardeve europiane, ushtrohet çdo ditë kontrolli i rreptë mbi higjienën në fabrikë, mbi lëndën e parë dhe studiohen vlerat ushqimore të produktit.

Në vitin 2003, EHW është certifikuar nga instituti prestigjoz Italian Certiquality me ISO 9001:2000 dhe HACCP.

Kështu kompania sot ofron në treg rreth 70 lloje sallamesh dhe proshutash, të shijshme e të shëndetshme, të cilat shpërndahen të freskëta çdo ditë në dyqanet e firmës dhe në rrjetin tregtar të shtrirë në të gjithë vendin.